Turqi, KLSH në seminarin “Metodat dhe mjetet matëse mbi auditimin e etikës”

 

 

                                                          

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datat 26-27 Nëntor 2015 u organizua nga Gjykata Turke e Llogarive në Ankara, seminari me temë  “Metodat dhe Mjetet Matëse për Auditimin e Etikës”. Ky seminar ishte në vazhdën e aktiviteteve bazë të Task Forcës së EUROSAI, mbi auditimin e etikës (TFA&E).

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë seminar morën pjesë, znj.Yllka Pulashi Kryeaudituese ne Departament Auditimi, znj Jorida Zhegu audituese e pare dhe z. Agron Opari auditues i lartë.

Qëllimi i (TFA&E) Task Forcës së Auditimit të Etikës EUROSAI, është të promovojë sjelljen etike në organizata publike nëpërmjet aktiviteteve audituese të institucioneve supreme të auditimit. Për të arritur këtë qëllim, (TFA&E) Task Forca e Auditimit të Etikës  në EUROSAI, ka implementuar disa iniciativa që përfshijnë: një monitorim në Institucionet Supreme të Auditimit, për mënyrën sesi ato përfshijnë një qasje etike në auditimet që  kryejnë.

Seminari u pa si një mënyrë dhe mundësi për të shkëmbyer dhe krahasuar këndvështrimet e SAI-ve të ndryshëm, qasjet dhe eksperiencat, diskutimet e propozimet e draft udhëzimeve dhe arritja e progresit mbi temat e përmendura më lart. Nëpërmjet këtij seminari, pjesëmarrësit priteshin të arrinin objektivat si vijon:

•           Pajisja me informacion të mjaftueshëm për metodat e mundshme për të audituar dhe matur kontrollin e etikës;

•           Njohja me eksperienca të ndryshme për t’i implementuar këto metoda;

•           Diskutimi dhe reflektimi në strukturë dhe përmbajtje të udhëzimeve të përbashkëta për tu hartuar nga (TFA&E) Task Forca e Auditimit të Etikës.

Axhenda e datës 26 filloi me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive (TCA) Prof. Dr. Recai AKYEL, Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak z. Jacek Jezierski ,  dhe Presidentit i SAI-t Bullgar z.Tzvetan Tzvetkov. Moderator i panelit të seminarit ishte z. Yasar UZUN, Auditues i Lartë në Gjykatën Turke të Llogarive (TCA). Në pjesën e parë të seminarit u prezantuan tema mbi rëndësinë e modelet e auditimit të etikës.

Përfaqësuesi i Këshillit të Etikës të Turqisë, prezantoi temën “ Kontrolli Etikës tek Zyrtarët e Lartë Publikë, nga Bordi i Këshillit të Etikës në Turqi”. Axhenda vazhdoi me prezantimin e temës “Rëndësia e auditimit të etikës për një SAI” nga Presidentit i SAI-t Bullgar z.Tzvetan Tzvetkov, më pas axhenda vijoi me përditësime të standardeve ndërkombëtare të auditimit ISSAI, nga Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak z. Jacek Jezierski.

Përfaqësuesi i SAI-t të Kosta Rikës prezantoi një video me temë  “Udhëzuesi mbi mjetet e përgatitura nga SAI i Kosta Rikës, për mënyrat sesi auditohet etika”, më pas axhenda vazhdoi me prezantimin e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Regjistrimit të Tokës dhe Kadastrave në Turqi, mbi “Mjetet për auditimin e etikës”, për të vijuar me përfaqësuesin e AFROSAI-t, i cili prezantoi temën “Udhëzues mbi parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit dhe korrupsionit”.

Seminari kombinoi sesione plenare për të diskutuar çështje në kontekst, ndarja e informacionit dhe eksperiencat e tashme në formë interaktive dhe diskutime idesh dhe propozime për të cilat u ra dakord, duke konsideruar objektivat dhe historikun e SAI-ve nga EUROSAI, si edhe të vendeve të tjera, për të prezantuar mjetet që ato përdornin duke diskutuar qasjet më të mira të mundshme.

Në datën 27 nëntor, seminari u zhvillua në ambientet e SAI Turk. Delegacionet e SAI-ve pjesëmarrës u priten në një takim nga Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive (TCA) Prof. Dr. Recai AKYEL, në zyrën e Tij.

Më pas u vijua me një prezantim të zhvillimit të punimeve të seminarit, i cili i’u paraqit një pjese të audituesve të Gjykatës Turke të Llogarive ( TCA) në sallën e konferencave. Pas fjalës përshëndetëse të Presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive (TCA) Prof.Dr.Recai AKYEL, z. Jacek Jezierski, Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak , dhe z.Tzvetan Tzvetkov presidenti i SAI-t Bullgar, paraqitën konkluzionet e seminarit, të cilat konsistuan në përcaktimin e disa objektivave për të hartuar udhëzime mbi auditimin e etikës që do të bënin më të arritshëm këtë qëllim. Objektivat e përcaktuara para se të hartohen këto udhëzime kishin të bënin me krahasimin e eksperiencave midis SAI-ve; metodologjitë e përdorura për hartimin e një udhëzuesi; kompetencat dhe autoriteti; koha dhe frekuenca e kryerjes së auditimeve të etikës; përshkrime të qarta për përdoruesit e materialeve të INTOSAI-t; terminologjia bazë e çështjeve që kanë lidhje me këtë temë; rolet dhe vlerësimi i aktorëve të interesit në menaxhimin e etikës; vlerësimet e standardeve mbi sjelljen etike; rolet e SAI-ve në nxitjen e kulturës etike; vlerësimi i sistemit “Whistleblower”/ “Bilbilfryrësit”; opinionet e aktorëve të interesit; rëndësia e termave bazë; krahasimet e sistemeve të kontrolleve të brendshme dhe identifikimi i limiteve të tyre.

Gjithashtu nga Presidenti i Nderit të NIK-ut Polak z. Jacek Jezierski, u sugjerua që të gjitha SAI-et pjesëmarrëse të Task Force, deri në fillim të vitit 2016, janë të mirëpritur të japin sugjerimet në lidhje me draftin udhëzues në lidhje me auditimin e etikës.

Ai prezantoi edhe një historik të shkurtër të rishikimit të ISSAI-t 30 “Standardi i etikes”, si dhe  rishikimet e bëra dhe që do të finalizohen në konferencën që do të zhvillohet në Dhjetor 2016 në ABU DHABI. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?