Turqia duhet të luajë rolin e vëllait më të vjetër
Incidenti i djeshëm me avionin rus, mund të ketë pasoja për Turqinë.
Yusuf Kanli shkruan për gazetën turke Hurriyet, se janë të shumta arsyet që duhet ta bindin Ankaranë që të ndryshojë qendrim dhe të mos përshkallëzojë situatën, ashtu siç u shpreh edhe presidenti amerikan, Barack Obama.
“rrëzimi i avionit rus, me gjasë do t’i provojë Turqisë, kam frikë me disa dhimbje, se nuk mund t’iu imponohet të gjithëve, sidomos kur opinion i saj nuk përputhet me ligjet ndërkombëtare”, shkruan ai.
Sigurisht që duhen sqaruar rrethanat e incidentit në qiell.
Por, sipas Kanli, edhe pse Turqia është një vend i madh dhe një fuqi globale, ajo varet nga Rusia në shumë aspekte.
Sidomos [ër gaz, duke qenë se 60% e furnizimit të Turqisë me gaz, bëhet pikërisht nga Rusia.
Dhe, ngrirja e marrëdhënieve me rusët këtë dimër, do të thoshte edhe ngrirje për familjet turke.
Prandaj, sipas gazetarit turk, Erdogan dhe kryeministri turk duhet të jenë me realist dhe të braktisin rolin e “të fortit”.
Sipas tij, Turqia duhet të kthehet në rolin e saj të një vëllai më të vjetër, të ndërtojë paqe dhe të garrojë politikën e saj të jashtme ekspasioniste dhe sektare.