TV Televizioni Alba Life ju flet nga Radhima!
Gëzim Llojdia
1.
Televizioni Alba Life është një ndër televizionet e diasporës shqiptare ,ai emeton sinjalin e tij përtej Atlantikut. Si çdo ardhje në jetë. Shkurtazi : Transmetimin e parë me emisionin për shkollën shqipe me 14 qershor 2008 në qytetin e Staten Island Neë York. Mirëpo si është konceptuar shtrirja e sinjalit? Aktualisht Alba Life TV transmeton emisionet e saj gjatë gjithë ditës e javës (24/7) në paketën digitale TV Alb e cila ndiqet në të gjithë botën. Alba Life TV transmeton programet:në Staten Island , Neë York çdo te hënë nga ora 8:30-9:30 pm, çdo te shtunë 4-5 pm dhe çdo të diel në 10-11am . Transmetimi i programit bëhet në kanalin 79 me Time Ëarner dhe 35 Verizon.Në Brooklyn, Neë York, çdo të martë në orën 9:30 AM ne kanalet (Time Ëarner / Cablevision / RCN / Verizon): 35 / 68 / 83 / 43 dhe duke filluar nga korriku ajo transmeton programet çdo të shtunë në orën 6:30 pm. Nëpërmjet Televizionit Alba Life,shkruan Qemal Zylo, synojmë të mbajmë lidhje të vazhdueshme me trojet tona, të cilat gjejnë pasqyrimin në programet ,që ne do t’i përsosim më tej do të japim herë pas here programe për figurat e ndritura të Kombit tonë. Po ashtu do të synojmë të dokumentojmë historinë e bashkatdhetarëve tanë në emigracion, duke evidentuar figurat më të njohura në arritjet e shkencës, kulturës e të biznesit të personave të veçantë të Komunitetit tonë.
Si është mërritur deri këtu?Nga një ëndërr e mpiksur .Kishin konsoliduan ndërkaq shkollën shqipe :”Alba life”. Përtej qelqeve shquhej dritësimi. Muzg i thelluar,kohë acar. Në strehën e mendimeve,ekziston. Kështu një ditë vere. Pas një dimërimi të gjatë .Erdhi dhe u pikëzua mendimi,për një TV shqip. Si u realizua stafi krijues.Kozeta mrinte në këtë udhë si: shkrimtaren,poete publicistin e mirënjohur në diasporë.Një gazetare,për të cilin poeti Agim Shehu shkruan:” Kozeta është një" shqiptare te cilën e takon në lëvizje të vazhdueshme. E kam fjalën për lëvizjen e hijshme sa njerëzore dhe artistike skajet e së ciiles janë e dobishmja dhe e bukura. Me saktë, te kjo femër energjike dhe vizionare e përkushtuar aq shume për atdheun e për demokracinë, për te mirën dhe për te vuajturën, e bukura është brenda te dobishmes. Një femër qe boten e do me drite ne tere qenien e vet (jo rastësisht te poezia e saj e gjen aq shpesh, hënën, thua djepi i saj ne vendlindje ku u përkund se pari ishte një lloj hëne me dorën e nenës a gjyshes sipër saj).Mbeten te adhurueshme veprimtaritë e palodhura te saj në jetën shoqërore te shqiptarëve, të cilat i japin, pa mëdyshje, cilësinë e personalitetit”.
Drejtues Qemal Zylo,që ka pasion fotografinë artistike dhe kryen punën e kamerës. Tv Alba life është rritur e fuqizuar së tepërmi .
Gazetarja Kozeta Zylo është shprehur kështu në një intervistë me F.Nikolla:Çdo intervistë ka veçantinë dhe risinë e saj, po disa kanë brenda më shumë dhimbje, emocion, lot, plagë, pasi vetë jeta jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë e tillë. Janë disa intervista nga më dinjitozet dhe më të dhimbshmet që kanë lenë gjurmë brenda meje dhe stafit të TV Alba Life. Po e filloj me z.Viktor Martini ish i burgosur i regjimit komunist qysh në moshën 16 vjeç dhe familja e tij që bëri 104 vite burgu. Pëllumb Lamaj qysh ne moshën 19 vjeç, nga bangat e shkollës e futën në burgun e Spaçit, Eduard Dilo, familja e të cilit u fut e gjitha në burg, ku disa vdiqën para kohe nga torturat, prof. Sami Repishti, ish i burgosur politik që s’i hodhi një dorë dhe nënës së tij të shtrenjtë, prof.Lume Juka, ushtare e UÇK-s znj.Time Kadrijaj, sot deputete e Parlamentit të Kosovës, gazetarin e Zërit të Amerikës z.Elez Biberaj, Nderi i Kombit, z.Amir Suka, z.Alban Merdani, ish studentin e greves se urisë z.Shenasi Rama, aktorët e Hollivudit, Mike Dusi, Praq Rado, Marko Caka, z.Arben Bitri, vëllai i artistes së famshme Anita Bitrit, i cili erdhi nga Italia për të përcjellë në botën e përtejme tri pjesëtarë të familjes që humbën jetën tragjikisht nga mbytja me gaz, z.Qemal Lepenica, të ndjerin Ramazan Turdiu etj.
TV Alba Life në Staten Island, Neë York, ku se' bashku Kozeta Zylo me bashkëshortin e saj z. Qemal Zylo dhe familjen, janë themelues të TV Alba Life Neë York ,të shkollave shqipe, që operojnë në Staten Island, Brooklyn ,në Manhattan.
TV Alba Life është vlerësuar nga Kryetari i Bashkise së Nju Jorkut Michael Bloomberg i cili përshëndeti nga zyra e tij në 5 Vjetorin e TV Alba Life.
TV Alba Life ndiqet nga miliona shikues ne Diaspore dhe Shqipëri ne paketën digjitale TV Alb,ka transmetuar emisione si: 100 vjetori i Vatrës, 20 Vjetori i gazetës "Illyria", 70 vjetori i Zërit te Amerikës, 15 vjetori i NAAC-ut, Vlerësimi për Presidentin Nishani nga gazeta "Illyria", Festivale te ndryshme, protesta për Kosovën, Malin e Zi, (Camerine, shqiptaret e Maqedonisë )etj. Ka realizuar qindra intervista me personalitete te shquara si: Stan Dragoti, Eliza Dushku,Tony Dovolani, Elez Biberaj, Naum Prifti, Pellumb Kulla, Sami Repishti, Reshat Kripa, Merita Halili, Behxhet Pacolli, Teuta Arifi zv/kryeministre e Maqedonisë, At Liolini, arbëreshe të Italisë, Richard Luka, Sabri Gjoni, Mark Gjonaj, senatore te NY si Martin Golden, ish kon-gresistin Dio Guardi, ambasadore, Ljublin Dilja, Dritan Mishto, Bekim Sejdiu etj, politikane shqiptare dhe të huaj…Për kontributin e saj në diasporë u prit nga president i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu në korrik 2008,
2.
Kozeta Zylo dërgoi një mesazh për disa krijues të klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë. Shkrimtarja,poetja, publicistja Kozeta Zylo kishte nxjerr nga botimi dy libra: "Kujtime si fletëz libri" me poezi, "Diaspora krah shqiponje" me ese, refleksione dhe reportazhe. Librat janë botuar nga shtëpia botuese Botimet "Bota Shqiptare" Tiranë.
Pesë vjet më parë ishim takuar në një mbrëmje krijuese në Radhimë.Myrteza Mara,kryetar i klubit të shkrimtarëve,Petraq Pali shkrimtar ardhur nga SHBA,Luan Cipi, shkrimtarë si dhe bashkëshortet e tyre. Në Radhim te hotel” Paradise Beach”.Ishte një perëndim muzgu .Muzgu i pikturuar nga dora e mjeshtrit Lasgush:
”;Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir,
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Myrteza Mara dhuron “Stinën e pestë”,ka një kuptim të qartë në kopertinë është fotografia e bashkëshortes në moshë të re. Petraqi librat e tij dhe të atit,mësuesit Janko Pali. Luani, botimet e fundit në publicistikë. Një kafe në këtë kohë muzgu në Radhim ,ku biseda endet për letërsinë. Qemal Zylo punon me kodakun e tij. Kozeta merr mikrofonin .Vizioni i një klubi shkrimtarësh, që krijon dhe bënë letërsi në një nga qytetet jugore të Shqipërisë.
4.
Tv Alba life në Radhim. Kureshtarët janë pushues vendas dhe të huaj. Ku emeton valët dhe si mundet të gjendet sinjali? Tv Alba life përgatit një dokumentar për klubin e shkrimtarëve:” Petro Marko”.Është e pamundur ,të shpjegohet gjithë historia e një klubi të veçantë shkrimtarësh. Klubi ka një lulishte me emrin e tyre. Ka seli,promovojnë botime duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën kulturore të një qyteti. Gjenden në katin e dytë të ndërtesë shumëkatëshe të komfortit “Conadi”. Rreth 300m hapësirë. Ka një ekspozitë të hapur pikture koleksione të piktorit dhe shkrimtarit L.Toto .Një bibliotekë me botime të shkrimtarëve. Myrteza Mara,kryetar i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”,Vlorë zbulon historikun e thjeshtë të këtij klubi krijuesish. Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” të qytetit të Vlorës është themeluar më 19 Qershor 1998, nga një grup nismëtarësh, poetë, shkrimtarë dhe intelektualë të pasionuar që menduan se ishte koha më e përshtatshme për të ngritur një “digë” të qëndrueshme për të grumbulluar prurjet e vrullshme letrare dhe ti kthente ato në dritë kulture. Duke ndjekur traditën e figurave të shquara të letrave shqipe: Petro Markos (Nderi Kombit), Ali Asllani (Nderi i Kombit), Shevqet Musaraj, Odise Grillo, Aleks Çaçi, Andrea Varfi, Spiro Çomora, Fatos Arapit dhe brezave të mëvonë, poetët dhe shkrimtarët e qytetit të Vlorës kanë arshivuar vepra të arrira letrare. Kryetari i parë i shoqatës “Petro Marko”, deri në vitin 2000 ka qenë. Qerim Skënderaj, që sot jeton në Itali. Radhët e anëtarëve të klubit janë shtuar e shtohen jo vetëm nga krijuesit me stazh, si Petraq Truja-pedagog, Agron Dine-piktor, Arben Meksi-arkitekt, Petraq Kote-poet, Petraq Pali, Gudar Toto-pedagog, Fahri Shaskaj-historian, Luan Vrioni-piktor, Irfan Bregu-shkrimtar-gazetar, etj. , por edhe talentet e reja, të cilët kanë gjetur përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme. Veprimtaritë e Klubit “Petro Marko” janë të shumta e të larmishme, marrëdhëniet bashkëpunuese me klube dhe shoqata analoge si në Greqi-Klubi “Drita”, në ShBA-Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Kosovë-dega e Lidhjes së shkrimtarëve Mitrovicë e Gjilan, në Fier, Lushnjë, Elbasan, Korçë, Durrës, Sarandë, etj. kanë dhënë e japin një frymë dhe kulturë të re jo vetëm në fushën e njohjes e shkëmbimit të përvojave, por edhe të emancipimit letrar e qytetar.
Në këtë pjesë do të dokumentojnë vlerat e një krijuesi që vijon trashëgimin e tij. Petraq Pali është vazhdim i punës krijuese të atit ,por në letërsi. Pasuria e Janko Palit. Në thesarin e tij gjenden rreth 80 000 vargje, poezi, lirik, elegji, historike etj Ka shkruar Monografinë e "Neço Mukos" bashkë shok dhe mik i tij Ka hartuar një fjalor 45 000 fjalësh Shqip- Frengjisht. Ka bërë metodiken si të mësojmë "Esperanton" ngriti edhe kurs Historia e Qeparoit. Historia e Shkollës Qeparoit. Tregime, historia, bëma, koleksone. Mijëra përkthime nga çdo gjuhë:Përkthim Historia e Francës Frëngjisht-Shqip Përkthim Historia e Npolonit- Frëngjisht Shqip
Përkthim Ezopin.Providenca. Nga Esperanto fletore të tëra. Folklor. përmbëledhje këngësh Historike –Patriotike Folklor Këngësh Lirike. Shkrimtarë e figura te shquara në shërbim të letrave,shqipe e të huaja, autorë të ndryshëm.Mehallet e fshatit dhe “gjak ne fshat” 18 rastje vrasjesh….Njeri enciklopedik, autodidakt, i tkurur. Anektoda ,tallje,shaka,batuta 600 cope te mbledhura. Thenie nga figura te shquara te kombeve (hulumutim) Letersi,etj et,Tekste për te mësuar Anglisht,Esperanto,Spanjisht.
-Përse shkruajnë shkrimtarët? “Secili për një arsye të tij. -thotë Sartri,- Për ndonjërin arti është një mënyrë ikjeje, për një tjetër një mënyrë përvetësimi. ” “Unë shkruaj për vete dhe për miqtë e mi, thotë Borges, -unë shkruaj për të bërë të durueshëm kalimin e kohës”.
5.
-Tv Alba Life ju flet nga Radhima,thotë Kozeta në mikrofonin e tv.Jemi dëgjuar nga Neë Jorku,Ëashingtoni dhe qytete të tjera përtej Atlantiku,por sonte ju flasim nga bregdeti shqiptar. Një këtë turr pushimesh aktive në atdheun e tyre, kanë rrugëtuar e filmuar dhjetëra kronika e dokumentarë. Kozeta dhe Qemali ,gazetarja dhe tjetri producenti i TV Alab life kanë filmuar: vendlindjen e Stenli Dragotit,bashkinë e qytetit Tepelenë (janë nderuar me çmim),fakultetin e mjekësisë në Tiranë,”Klubin e shkrimtarëve Petro Marko”Vlorë, do të vijojnë drejt jugut. Në udhën e diellit.Mbesa,me baba amerikan ka emrin e qytetit të dyzetë shenjtorëve,Sarandës. Dea është mbesa tjetër,për shkak të emërtimit duhet të vejë në Butrint. Në fundjavë, në Muzeun kombëtar promovim i dy botimeve të K.Zylos. Dy ditë më pas do të nisen drejt Neë Jorkut,ku Tv Alba Life dhe të gjitha angazhimet e ciftit Zylo,fillojnë të rimarrin grimca jete.