U bllokua anëtarësimi në BE? Rama: PD po shet ajër. Ulemi me këdo për reformat

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë deklaratat e opozitës se procesi i anëtarësimit në BE është bllokuar për shkak se disa prej vendeve anëtare nuk po miratojnë raportin e IBAR. Në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë, në ditën e Europës, Rama tha se Shqipëria tani negociatat i ka me Komisionin dhe ky i fundit diskuton me vendet anëtare.

“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Europian, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj fazë pas faze kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vetë. Nuk e di kuptohem, që do të thotë që Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjet dhe tani është Komisioni që po diskuton me shtetet anëtare dhe të thuash këtu u bllokua nga X-i apo nga Y-i është të shesësh ajër dhe kush beson se ajri blihet, e blen”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm të ulet me opozitën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, duke mos dhënë një përgjigje direkte për propozimin e pakicës për një sistem proporcional kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?