U emërua si kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka i vërsulet Sulës: Nga ”o gjel deti pusho”, në ”o gjel deti këndo”

Emërimi i ish-deputetit të PD-së Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, nuk ka kaluar pa reagim nga selia blu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka sulmuar Sulën duke thënë se është shpërblyer nga Edi Rama, kjo pasi ka bërë opozitën e opozitës.

“Nga “o gjel deti pusho” në “o gjel deti këndo”. Shembulli sesi Edi Rama i shpërblen ata që i bëjnë opozitë-opozitës”, shkruan Noka krahas një video të marrë nga një seancë Kuvendi kur Sula ishte deputet, teksa Edi Rama i drejtohet duke i thënë “pusho o gjel deti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?