U gjet i pajetë, 75-vjeçari humbi kontaktet me familjarët në qershor
Një 75- vjeçar u gjet pranë stacionit elektrik në fshatin Mollas në Kolonjë. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.
Sot është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75 -vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.
Pas analizave shkencore u konfirmua edhe identiteti i 75 vjeçarit, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës. Nga ana e policisë së Kolonjës vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

