U masakrua me sende të forta nga burri, vdes në spital 51-vjeçarja
Ka ndërruar jetë në spital 51-vjeçarja N. Kazanxhi, e cila u masakrua me sende të forta bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Plug të Lushnjës. Ajo nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda, pas dhunës së ushtruar nga Tajar Kazanxhi. Ndërkohë autori i krimit është arrestuar menjëherë nga policia e Lushnjës.
Njoftimi i policisë:
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.