U plas në duar “zjarrvënësve” në Fier, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë

Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale ka njoftuar se në Fier janë kapur dy shtetas, të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet:
Procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe Mallakastër
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.
Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:
-Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij;
-Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.
Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?