Udhëheqësit me flokë të ngjyer

 

Nga Enkel Demi

Më bën përshtypje një foto e kandidatëve të FRPD-së para se të nisë fushata për kryetarin e forumit. Elvis Salianji është i vetmi që i ka hapur të dy krahët për t’i përqafuar shokët garues. Fill pas këtij përqafimi, tre kandidatë i lëshuan dorëheqjen pa mbërritur ende mirë në Kavajë. Ndryshe nga çdo forum politik, votimi për zgjedhjen e kreut të të rinjve demokratë po bëhet në çdo qytet më vete, jo në një ditë të diele kudo. Eshtë një mënyrë e çuditshme, që i bën zgjedhjet tërkuzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisi në Vlorë, ku vetë të rinjtë, garues apo vëzhgues, akuzojnë për manipulim, për pjesëmarrje në votim të njerëzve që nuk kanë qenë kurrë anëtarë të FRPD-së. U fol se deputeti socialist Koço Kokëdhima është interesuar në vetë të parë për këtë ngjarje të partisë kundërshtare. Në lista janë dalluar komisionerë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit, ndërsa pretendohet që në Vlorë e Kavajë nuk kanë mundur të votojnë dot kryetarët e degëve të FRPD-së, pasi nuk e gjenin dot emrin në lista. Dikush mund të thotë se është e kuptueshme që në Shqipëri historitë komplotiste janë popullore, dhe, me ç’duket, nuk kanë lënë pa infektuar edhe të rinjtë, por, gjithsesi, kontestimi i procesit zgjedhor në Vlorë, e më pas në Kavajë, u shoqërua me tre dorëheqje. Ka shumë gjasa që, derisa të vijmë në votimin e Tiranës, Salianji të ketë mbetur tek ajo foto i vetëm me krahët hapur si shqiponjë, sepse shokët që ai i çmon aq shumë do i kenë lëshuar dorëheqjet si kakërdhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, kur ka halle shumë më të mëdha, siç është qeverisja e keqe, taksat, dekriminalizimi, reforma në drejtësi, helmi i ambasadorit Lu, dhe, mbi të gjitha, terrorizmi, mund të jetë e drejtë vërejtja se përse dreqin duhet të merremi me një proces tek e fundit jo aq kryesor në politikën shqiptare, si zgjedhjet në një organizatë rinore. Në fakt, këto ditë, sipas meje, është duke u zhvilluar sequel-i i zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike i kryetarit Luli. Edhe atëherë votuan socialistë, nuk votuan demokratë, u manipuluan listat zgjedhore, u thyen kutitë. Sot, përveç kutive, të gjitha të tjerat i kemi. Manipulimi që po kryhet me zell tek e tek në çdo qytet nuk po sjell modën e kandidatëve rioshë me kokë të lyer me këna, por është duke sjellë në krye të piramidës opozitare deformimin, dhunimin e rregullave të lojës, manipulimin, mutacionin. Ky është një rast i qartë i shtrirjes në mënyrë kapilare të hajnisë dhe të çimentimit të të vetmes mënyrë për të bërë karrierë në partinë e Lulit, që i bie të jetë vjedhja e votave dhe rrena. Nëse kjo gjë triumfon edhe tek të rinjtë që kanë qenë themeli ideologjik e votues i kësaj force politike, atëherë partia historike që ndryshoi sistemin duhet të nisë të bëjë llogaritë me rrudhjen, me mpakjen, e pse jo, me shpërbërjen. Ka plot që po i ndjejnë këto erëra të acarta; këtu shohin dhe shkakun përse udhëheqësit e rinj nuk ia dalin dot të motivojnë mërinë popullore. Dhe këta të shumtë që po zhgënjehen kanë nisur të ngjisin shkallët e një pallati të lartë bash në qendër të Tiranës, ku rrëfehet hapur se mikpritësi është i detyruar të dalë në zyrë edhe në orët e mbrëmjes, kaq të dendura i ka vizitat. (Tesheshi.com)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?