UEFA përcakton mbrojtësin më të mirë të sezonit 2017/18
Lajme E Martë, 7 Shtator 2021 22:32
Sergio Ramos është shpallur mbrojtësi më i mirë nga UEFA për sezonin e kaluar 2017/18 në Champions League.
Numri 1 i Real Madrid fitoi duelin me futbollistët e tjerë që luajnë në prapavijë, duke u zgjedhur si më i miri ndër kolegët, patjetër i ndihmuar nga fakti që fitoi për herë të tretë radhazi Champions League, katër herë në pesë vitet e fundit. Mbrojtësi spanjoll është kapiteni i ekipit të drejtuar nga Julien Lopetegui.