Ulet sërish norma bazë e interesit për Lekun, shkon në 2.25%
Duke bërë që ajo të reduktohet në nivelin prej vetëm 2.25%, nga 2.5% që ka qenë deri më tani, falë një uljeje të re në nivelin prej 0.25 pikë përqindje.
Një masë e tillë pritet që të shoqërohet me efekte në kredidhënie, pasi i bie që normat e interesit për kreditë të jenë më të ulëta në shlyerjen e tyre, duke predispozuar kështu nxitjen e individëve dhe bizneseve.
Sakaq, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, teksa mori sot në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare, u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, mori pikërisht vendimin e lartpërmendur.