Ulsi Manja lexon raportin e PS për Ballukun: Kuvendi të ndajë gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor

Ulsi Manja ka lexuar në Kuvend raportin e socialistëve, të cilët janë shprehur kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në nisje të fjalës së tij, Manja deklaroi se socialistët kanë propozuar rrëzimin e kësaj kërkese.

“Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Imunitetit, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është shndërruar sot në një debat të mbingarkuar politikisht në vend të një procesi të qetë, të drejtë dhe ligjor. Kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjyq publik që bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë. Sot kuvendi të ndajë politikën nga drejtësia, dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor”, tha ndër të tjera Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?