“Ultra III”, atletet e para në botë të bëra nga algat

Këto që shihni në foto janë këpucët e para në botë të bëra nga algat e detit. Quhen “Ultra III” dhe janë atlete që pritet të dalin në shitje gjatë muajit korrik.  Ato janë realizuar nga kompania londineze “Vivobarefoot” dhe “Bloom Foam”, një kompani në San Diago që merret me materialet e reja.  Së shpejti këto këpucë do të bëjë debutimin e tyre.

Çfarë kanë kaq të veçanta këto këpucë?

Materiali është mbledhur në pellgje apo liqene dhe bëhet fjalë për ato vende kur ka mbingarkesë të algave. Algat më pas transformohen në një shkumë speciale që quhet EVA, një material plastik që siguron elasticitetin dhe fleksibilitetin e produkteve.

Të mirat që sjell përdorimi i algave

Dalja e algave ndot shumë mjedisin nënujor në mbarë botën. Mbetjet kimike, në veçanti ato që përmbajnë fosfor dhe nitrat, shpesh prezent në plehra, depërtojnë në ujë dhe krijojnë kushte për rritjen e pakontrolluara të algave.

Këto të fundit, lëshojnë toksina të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, përveç zbrazjes së oksigjenit dhe bllokimin e diellit; një komponent ky i rëndësishëm për ekosistemin nënujor. Dalja e algave pa kufij mund të çojë në ngordhjen e peshqve, zogjve ujorë, balenave e të tjerë. Gjithashtu mund të provokohet ndotja e uji dhe ajrit. Pra, mbledhja e algave ka disa anë pozitive për ambientin.

SHKARKO APP