Unaza e Martesës dhe historiku i saj
Kur bëjmë planet për martesë, ne mendojmë dhe për unazat që do të vendosim në gishtat tanë. Por si ka ardhur kjo kulturë deri në tani në kohën modern. Tradita e unazave të martesës e ka zanafillën në Egjiptin e Lashtë.
Në atë kohë unaza përdorej nga Faraoni si një vulosje të urdhërimeve të tij. Aristokracia egjiptiane filloi të vinte flori dhe argjend nëpër duar, për ata më pak pasanikët ishin aksesorë prej xhami dhe argjile.
Në Romën e Lashtë unazat dhe lloji i tyre përcaktonte edhe klasën shoqërore, skllevërit mbanin unaza prej bronzi. Rituali i shkëmbimit të unazave të martesës filloi pikërisht në Romë, dhëndri përpara martesës dorëzonte një unazë në familjen e vajzës si shenjë e angazhimit të tij në martesë. Në shekullin e 4, shkëmbimi i unazave të arit u bë pjesë e rëndësishme e ceremonisë së martesës.
Për besimin katolik unaza vendosej në gishtin e parafundit të dorës së majtë kurse për ortodoksët në gishtin e dorës së djathtë. Gjatë luftës së zotërimit të tokave në Gjermani, Baroni Otto Klotzenbach kërkoi që parzmorja e tij të bëhej nga unazat e martesës.
Baroni besonte se dashuria e të dashurave të tij do ta shpëtonte nga lufta në fakt kështu ndodhi ai i mbijetoi luftës por nuk i mbijetoi mbytjes në një pellg të thellë me ujë në të cilin ra.
Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla