Urdhri i Transporteve: Makinat me timon anglez mund të regjistrohen

 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton me anë të një urdhërese, se i ka dhënë zgjidhje problemit të automjeteve që kanë sistemin e drejtimit në krahun e djathtë (timon anglez).

Kështu, të gjithë drejtuesit me urdhëresën e re, kanë mundësinë që t’i regjistrojnë automjetet në fjalë, teksa aktualisht Kodi Rrugor ekzsitues e ndalon diçka të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, MTI u bën thirrje gjithë individëve dhe subjekteve që zotërojnë mjete, të cilave u është ndryshuar kahu i sistemit të drejtimit, se duhet t’u adresohen distributorëve ligjorë të mjeteve, për të kryer kontrolle të sistemeve dhe pajisjeve të mjeteve të tyre si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Sistemi drejtimit.

2-Pasqyrat e shikimit prapa.

3-Fenerët përpara.

4-Dritat e mjegullës nga pas.

5-Fshirëset e xhamit të përparmë.

Vetëm nëse i kalon me sukses këto kontrolle, atëherë bashkë me dokumentacionin shoqërues zotëruesit e këtyre mjeteve, paraqiten në Drejtorinë e Transportit Rrugor për regjistrim. Kurse kontrolli për një periudhë tranzitore do të bëhet nga distributorët ligjorë të makinave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?