Vaj ulliri për lëkurë të shëndetshme
Tashmë ulliri njihet edhe për përdorimin e tij në industrinë e kozmetikës.
Vaji i ullirit është mjaft i pasur me vitamina minerale e natyrale. Ai gjithashtu ndihmon rigjenerimin e fytyrave të ndjeshme. Vaji i ullirit është një ingrendient i pasur me antioksidant, i cili i jep lëkurës suaj vitamina, shkëlqim, butësi dhe mbrojtje.
Ja se si mund ta mbroni lëkurën tuaj duke përdorur vaj ulliri:
- Vaskë me vaj ulliri
Aktorja e famshme Sophia Loren ka bërë publike në një intervistë sekretin e saj të bukurisë dhe një prej tyre është banja me vaj ulliri.
Për ta përgatitur hidhni 5 lugë gjelle vaj ulliri në vaskën tuaj (ose më shumë nëse preferoni) dhe gjithçka është gati. Kjo mënyrë iu ndihmon për të pasur lëkurë të lëmuar dhe të butë.
- Vaj ulliri para dushit
Lyejini trupin tuaj me vaj ulliri para dushit. Aplikojeni atë mirë në të gjithë pjesët e trupit, mbajeni për rreth 10-15 minuta dhe më pas bëni dush. Pas tij do vini re se trupi juaj do jetë i lëmuar e i butë.
- Vaj ulliri për të hequr makiazhin
Mos përdorni çdo produkt që shihni për të hequr makiazhin. Vaji i ullirit jo vetëm që është efikas, por edhe bio. Ai do e heqë makiazhin tuaj në mënyrë perfekte dhe do iu bëjë të keni një lëkurë të pastër e të butë.
- Forconi thonjtë me vaj ulliri
Nëse herë pas here lyeni thonjtë tuaj me vaj ulliri, sapo keni zbuluar një mënyrë natyrale për t’i forcuar ato. Do iu marrë vetëm 5 ose 10 minuta kohë.
- Vaj ulliri në vend të kremit të syve
Ju mund ta përdorni vajin e ullirit gjithashtu në vend të kremit të syve. Lyeni sytë tuaj para se të bini në shtrat me vaj ulliri rreth e përqark, apo edhe në mëngjes. Do i ndjeni ato më pak të lodhur. Mbajeni vajin e ullirit në frigorifer dhe freskoni sytë tuaj herë pas here.
- Vaj ulliri për maskë fytyre
Vendosni një masë të caktuar vaji ulliri në frigorifer. Kur të dëshironi të aplikoni një maskë fytyre, aplikoni vaj ulliri të miksuar me një vezë dhe pak lëng limoni nëse keni fytyrë të yndyrshme. Tretini mirë përbërësit dhe aplikojeni në fytyrë për 5 ose 10 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
- Vaj ulliri për flokë të shëndetshëm
Do iu marrë vetëm 15 minuta kohë. Aplikoni përpara se të lani flokët tuaj në rrënjë, me vezë dhe vaj ulliri.