Vajza e Eli Farës tregon natën e harbimit me kuqezinjtë

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli fara, ishte në mbrëmjen e kombëtares në Calvin Crazy, si një prej vajzave “VIP” dhe fanse e ekipit shqiptar të futbollit.

Ajo thotë se ka ndjekur të gjitha ndeshjet, është emocionuar pas fitores dhe kualifikimit me Armeninë dhe thotë se u ndje e privilegjuar që e kanë quajtur “bukuroshja që çmendi lojtarët kuqezi.”  

Për djemtë e kombëtares, ajo nuk veçoi askënd, pasi thotë se: “Janë të gjithë të mirë, xhentilë dhe të sjellshëm.”

Sa i përket simpatisë që ka ajo ndaj futbollistëve, dhe ndonjë propozimi të mundshëm për martesë, ajo shprehet: “Do të ishte gënjeshtër po të thosha se s’më pëlqejnë futbollistët. Po të më vinte një propozim për martesë, do ta mirëprisja, pse jo,” – theksi ajo.

SHKARKO APP