Vajza e Ema Andreas: Nuk jam lesbike, fotot i bëra për qejf

Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea u diskutua këto ditë në rrjetet sociale për pozat e saj artistike. Në një rrëfim të shkurtër për “Bluetooth”, ajo na tregon se edhe pozat e shumëpërfolura nuk ishin për te ne, por për në Amerikë. Ato nuk u dedikoheshin faqeve të shtypit shqiptar, por atyre të prestigjiozes “Vogue”.

Sara, fotot e tua artistike janë komentuar shumë këto ditë. Një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale, i kanë quajtur edhe si poza lesbike. Ç’mund të na thuash lidhur me këtë?
Ato janë keqkuptime të njerëzve dhe nuk merrem fare me perceptimin e tyre. Janë foto që janë keqinterpretuar dhe në fund të ditës unë dola që isha lesbike.
Në të vërtetë, ti, je lesbike?
Normalisht që nuk jam (qesh)!
Po pse zgjodhe të bësh ato poza?
Këto foto janë bërë për t’u çuar te revista “Vogue” në Amerikë. Nuk janë fare për publikun shqiptar. Janë poza që i bëra për qejfin tim.
I ke çuar në “Vogue”? Me çfarë qëllimi, dëshiron të bëhesh modele?
Po, fotot janë dërguar në “Vogue” pa ndonjë qëllim të veçantë. Janë thjesht foto të bukura të bëra për qejf. Nuk ka pasur asnjë lloj tendence për të treguar asnjë lloj drejtimi seksual që është imagjinuar.
Ti, me çfarë merresh? Studion, punon?
Unë jam studente tek Universiteti i New York-ut në Tiranë. Kam një grup me të cilin performojmë ‘live’, pra këndoj. Ndërkohë jam edhe instrumentiste. Gjithashtu punoj në një kompani private.
E sa vjeçe je që bën gjithë këto gjëra?
Jam 21 vjeçe (qesh).

SHKARKO APP