Vajza e Namik Dokles: A përfaqëson Blushi të majtën? Po Rama dhe kriminelët kë përfaqësojnë…
Mjekja Anika Dokle, e cila është dhe vajza e deputetit të njohur socialist Namik Dokle, ka komentuar sot debatin për zgjedhje në PS mes Ramës dhe Ben Blushit. Në një koment në Facebook, ajo flet për disa nga qëndrimet e deputetëve dhe Ministrave të PS kundër Ben Blushit.
Nëse Ben Blushi nuk përfaqëson të majtën, po Edi Rama çfarë përfaqëson,- shprehet ajo.
Komenti i plotë në Facbook
“E përfaqëson ose jo Blushi të majtën, nuk ka asnjë vlerë të analizohet sot.
Përpjekja për ta bërë këtë analize duhet të kalojë se pari nëpër analizën nesë milionerët brenda PS-së, kaubojsat, politikanët e 100 flamujve, antisocialistet rilindas, oligarkët, kriminelët dhe shumë kësisoj, kanë lidhje me të majtën ose jo. Duhet të kalojë pastaj nëpër analizën nëse kryetari “pink’ si fillim dhe pastaj “purple” i PS-së, qëndron majtas, djathtas apo përtej të majtës dhe të djathtës.
“Blushi” sot përfaqeson NEVOJËN për të patur një parti të majte mes nesh.
Ja që është Blushi, e përfaqeson ose jo atë! Ka apo s’ka gjë në dorë.
Fjalën akoma e ka….”