Vajza e Tommy Lee Jones, Victoria, gjendet e vdekur në San Francisko

Victoria Jones, vajza e aktorit të njohur Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur të enjten në San Francisko, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Ajo ishte 34 vjeçe dhe trupi i saj u zbulua i pajetë në një hotel luksoz pak para orës 3 të mëngjesit me orën lokale. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, megjithatë, burimet mediatike theksojnë se nuk ka asnjë provë që sugjeron një krim.

Victoria ishte fëmija i aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe ish-bashkëshortes së tij, Kimberly Clafley. Ata kanë gjithashtu një djalë tjetër, Austin Jones, i cili është 43 vjeç.

Gjatë rinisë së saj, 34-vjeçarja kishte pasur disa role të kufizuara në aktrim. Debutimi i saj i parë ishte në filmin e babait të saj, “Men in Black II”, në vitin 2002. Ajo gjithashtu u shfaq në filmin “The Three Burials of Melquiades Estrada” në vitin 2005, një prodhim i drejtuar nga babai i saj, ku mori pjesë edhe njerka e saj, Dawn Laurel-Jones, në rolin e fotografit të xhirimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?