Vajza e Whitney do vdesë nesër, do i hiqen aparaturat në të njëjtën ditë që vdiq këngëtarja

Lajme aspak të mira vijnë për vajzën e vetme të këngëtares së njohur Whitney Houston, e cila prej gati dy javësh është në koma dhe po mbahet në jetë artificialisht.

Raportime të fundit, thonë se familjarët e Bobbi Kristina Brown kanë marrë vendimin që t’ia heqin makineritë që e mbajnë në jetë, të njëjtën ditë që vdiq dhe Houston. Sipas këtyre zërave ishte gjyshja e Bobbi Kristinës, Cissy, e cila sugjeroi datën 11 shkurt, ditë kur vajza e saj Whitney Houston u gjet e vdekur. Një burim nga familja Brown tha se ishte një mënyrë simbolike për ta mbajtur nënë e bijë bashkë në përjetësi.

Bobbi mbeti në gjendjen e rëndë të komas qysh kur u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta në 31 janar, njëlloj siç u gjet nëna e saj Whitney. Nesër, më 11 shkurt është 3 vjetori i përkujtimit të këngëtares Whitney Houston. Ndërkohë policia ka hapur hetime, pasi vajza e kngëtares u gjet e rrëzuar me fytyrë ne vaske dhe ajo kishte shumë dëmtime në fytyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?