Vajza i tha “Po” propozimit për martesë, djali bie nga ura dhe vdes

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në një mënyrë tragjike, pas lajmit të gëzueshëm se e dashura pranoi propozimin për martesë.

32-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në makinën e të dashurës kur i kërkoi asaj që të ndalonte në mes të urës Irabu, që lidh ishujt e Miyako dhe Irabu, në Japoni.

Ai i tha asaj se donte të shihte nga afër urën dhe të shikonte pamjen, por më pas u ul në gjunjë dhe nxori unazën.

Mediat shkruajne se ai ishte  gëzuar aq shumë nga përgjigja e partneres, sa hipi në hekurat rrethues të urës duke hapur krahët në ajër në shenjë festimi.

Fatkeqësisht pak sekonda më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe ra nga ura, nga 100 metra lartësi.

Trupi i tij u gjet  7 orë më vonë i pa jetë dhe sipas policisë ai kishte qenë duke pirë përpara se të ndodhte tragjedia.

SHKARKO APP