Vajza që jepte lajmet e zhveshur në Tiranë, ofertë nga “Play-boy” (Foto)
Një vajzë shqiptare la punën që kishte si spikere në TV, ku edhe u bë e famshme sepse tregonte gjoksin gjatë dhënies së lajmeve.
“Daily Mail” raporton se ajo tashmë ka arritur një marrëveshje me revistën e njohur erotike” Play-Boy”.
Enki Bracaj, 21 vjeçe, dilte thuajse e zhveshur dhe tregonte gjoksin kur jepte lajmet çka është pëlqyer nga revista erotike.
Pronari i televizionit është shprehur pak i mërzitur që ajo do të largohet, duke thënë se i kishte sugjeruar të përqendrohet tek gazetaria dhe studimet.
Pamjet e saj nudo janë tabu për një vend konservator si Shqipëria, ku rreth 60 për qind e popullsisë është myslimane.
Pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti tha se vajza është pezulluar për shkak se ka folur në media apo edhe për shkak të fotove që ka publikuar dhe se po negociohet aktualisht me të mbi problemet e fundit. Por duket se fotot e saj i kanë pëlqyer revistës “Play-Boy”, duke bërë që kjo e fundit t’i afrojë vajzës shqiptare një kontratë.