Valon Ademi fiton në Apel ndaj Behgjet Pacollit për aeroportin e Vlorës
2A Group e Valon Ademit fiton në gjykatën e Apelit në Tiranë kundrejt MABCO të Behgjet Pacollit për aeroportin e Vlorës.
Konflikti ka përfunduar edhe në prokurori e cila po heton, por ndërkohë pala e Valon Ademit e ka paditur në gjykatë për mashtrime Behgjet Pacollin dhe sot ka fituar Ademi, pra gjykata i ka hequr administrimin Pacollit deri sa çështja të shqyrtohet në themel.
Valon Ademi, sipas dokumentave, ka hedhur krejt investimin mbi 25 milionë euro në këtë aeroport, kurse pala e paditur, Pacolli, akuzohet për mashtrime me letra dhe kontrata noterie që po hetohen nga prokuroria.
KOHA JONË SONDAZH

