Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj në iftarin e parë: Thelbi i agjërimit qëndron te lartësimi moral dhe devotshmëria

Lajme E enjte, 19 Shkurt 2026 19:54
Presidenti Begaj në iftarin e parë: Thelbi i agjërimit qëndron te lartësimi moral dhe devotshmëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë mbrëmjen e kësaj të enjteje në iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit në Tiranë, të shtruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Kreu i shtetit tha se thelbi i agjërimit qëndron te lartësimi moral dhe devotshmëria. Sipas Begajt, Shqipëria është bekuar me vlerën e çmuar të vëllazërisë fetare, një trashëgimi që duhet mbrojtur.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Para 22 minutash
Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 1 ore
Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 12 orësh

Me nisjen e iftarit të parë troket në vatrat tona një muaj i begatë, një muaj i begatë, i cili për çdo besimtar mysliman shënon një rrugëtim të ri shpirtëror. Ramazani nuk është thjesht një periudhë privimi nga ushqimi dhe lëngjet. Ai është, mbi të gjitha, një shkollë e lartë e karakterit, një ushtrim i përditshëm i durimit, i vetëpërmbajtjes dhe reflektimit të thellë, është koha kur njeriu kthehet tek thelbi, tek ajo që është e rëndësishme, duke forcuar lidhjen me Krijuesin, dashurinë për familjen dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Libri i Shenjtë, Kurani, na mëson: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim… që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare, 2:183). Ky ajet e vendos agjërimin në dimensionin e tij të vërtetë: si një mjet për të lartësuar moralin. Në një kohë kur bota dhe shoqëria jonë shpesh sfidohen nga tensionet, nga polarizimi dhe nga nxitimi i vrullshëm, Ramazani vjen si një ftesë e vyer për të ulur tonet, për të dëgjuar ndërgjegjen tonë dhe për të gjetur paqen e brendshme.

Siç na udhëzon Profeti Muhamed, (Paqja e Allahut qoftë mbi Të), “Kush nuk heq dorë nga fjala e rreme dhe veprimi sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe lëngjet”. Ky mesazh është sot më aktual se kurrë. Agjërimi pa ndershmëri, pa drejtësi dhe pa vetëpërmbajtje në fjalë e në vepër do të mbetej thjesht një ritual, një formë, por pa përmbajtje.

Shqipëria jonë ka nevojë për këtë përmbajtje, për më shumë solidaritet njerëzor, për më shumë integritet dhe për më shumë kujdes më të sinqertë ndaj tjetrit. Iftari është momenti i madh i bashkimit. Rreth sofrës, ashtu siç jemi mbledhur sonte, fshihen dallimet dhe forcohen lidhjet mes familjarëve, fqinjëve dhe miqve. Kjo sofër na kujton se asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet i vetmuar, sidomos ata që përballen me vështirësi ekonomike, pasiguri sociale apo pamundësi shëndetësore.

Sakrifica personale e agjëruesit merr kuptimin e plotë vetëm kur shndërrohet në dorë të shtrirë për ata që kanë më pak. Vendi ynë është bekuar me vlerën e çmuar të vëllazërisë fetare, një trashëgimi që ne duhet ta mbrojmë me xhelozi. Në këtë muaj të shenjtë, le të punojmë që kjo harmoni të përkthehet në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet tona të përditshme. Ju uroj nga zemra një muaj Ramazani të pranuar, me shëndet e begati për çdo besimtar e çdo familje shqiptare! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 4 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 13 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 16 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 19 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.