Vangjel Tavo: Padi në Prokurori për shpifësit që i shqetëson fitorja e LSI

Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka depozituar sot një padi për shpifje një portal anonim në Gjirokastës që pa publikuar lajme të rreme mbi fushatën e kandidatëve të LSI në këtë qark.

Në një postim në Facbook, Tavo shprehet se raportimet e lajmeve kanë qenë shpifje dhe jashtë çdo kriteri profesional dhe moral të gazetarëve.

Postimi i plotë i Tavos në Facebook:

Duke ju uruar një javë të mbarë më lejoni t’ju njoftoj që sot, Dt 5 Qershor, 2017, depozitova pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, një padi penale për ‘Shpifje”, e parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal.

Fakti i padiskutueshëm që LSI është forcë e PARË politike në qarkun e Gjirokastrës ka drithëruar e panikuar në ekstrem shumë portale të njëanshme e forca politike që fshihen pas tyre!

Sa më shumë na baltosin aq më shumë ne rritemi! Sa më shumë gënjejnë aq më shumë banorët e mbarë qarkut e mbarë vendit bëjnë dallimin midis pinokëve dhe të vërtetës – të vërtetës së thjeshtë që ne jemi forca e PARË politike në Gjirokastër e mbarë vendin! Të vërtetën e thjeshtë – që teksa ata e ofendojnë popullin krenar e plot vlera të Gjirokastrës duke e simbolizuar me një thes mielli imagjinar – ne nuk do ndalemi KURRË së luftuari që çdo banor i këtij qarku të mrekullueshëm të ketë një të ardhme më të mirë, një jetë më të mirë, një shans më shumë për rininë, për arsim, punësim, shëndetësi, për të gjithë! Tik – tak! Tik – tak!

Edhe pak kohë na ndan nga fitorja e MADHE!  Vangjel Tavo

SHKARKO APP