VanHorn, takim me krerët e grupeve parlamentare: T’i bëjmë vendet tona më të sigurta dhe më të begata
E ngarkuara me punë e shteteve të bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot takime me drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe fotografi nga takimet.
Mesazhi nga ambasada amerikane:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.
KOHA JONË SONDAZH

