Vasili: Krye-Mashtrues, pse përkrahe përmes Gjiknurit Dik Martin? Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Haradinajt?

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes rrjeteve sociale, i është drejtuar me dy pyetje të drejtëpërdrejta për kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të përgjigjet për mashtrimet e tij publike.

Vasili kërkon përgjigje se cila ishte arsyeja që përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri përkrahu në Strasburg publikisht raportin famëkeq të Dik Martit për luftën në Kosovë, ku akuzohej dhe Shqipëria si pjesë e trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovë.

“Dy pyetje Krye-Mashtruesit anti-Kosovë, Edi Rama!

Meqenëse Krye-Mashtrues paske merakun e Dik Martit, atëherë boll u spërdrodhe, por  ktheji përgjigje pyetjes:

  1. Pse e ke mbështetur ti totalisht raportin e Dik Martit në Strasburg përmes anëtarit tend te delegacionit Gjiknurit, i cili ka thënë:

“Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TË PLOTË TË  ÇËSHTJES dhe që të mënjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.”

Krye-mashtrues është kërkuar shumë qartë nga ti:..“HETIM TË PLOTË TË ÇËSHTJES” dhe kundërshtimi ishte për plotësime periferike.

Krye-Mashtrues ke kërkuar vetë me shkrim “Hetim të Plote”, ja ke kaluar edhe Dik Martit vetë.

Faktet ulërasin, Krye-Mashtrues e ke mbështetur Dik Martin në Strasburg, përmes Gjiknurit tënd, këtë nuk e lëviz topi!

Krye-Mashtrues, LSI nuk ka pasur asnjë përfaqësues në Strasburg dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë mashtrim i yti.

  1. Krye-Mashtrues kush të urdhëroi të padisësh në Gjykatë simbolin e luftës së UÇK-së, Ramush Haradinajn?

Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit, apo të tmerruan hartat e pazarit që kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe që do dilnin sheshit në atë gjyq.

Se çfarë ke bërë dhe bën ti për të shitur Kosovën e di gjithë Kosova dhe kosovarët nga i pari tek më i fundit.

Ndaj mos e zër Kosovën dhe UÇK-në më me gojë, se u bën pis emrin të dyjave kur dalin nga goja jote”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP