Vasili: Lleshaj të mos hyjë si bandit në spitale

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për opozitën.

Duke ju referuar incidentit me ish-deputetin Bardh Spahi dhe ministrin Lleshaj, Vasili shprehet se ministri duhet të shkojë si pacient në spital dhe jo si shef reparti i policisë.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Lleshaj te shkoje si pacient ne spitale, se ka nevoje dhe jo ti ndyje ato si minister bandit!!

Ministri i Brendshem ose zorra qorre e Edi Rames çfaqet neper spitale si nje i zbritur nga pylli,qe hungerin pa ditur se ku ndodhet.

Shpjegojani ketij te shkalluari,qe spitalet nuk jane as reparte policie,as detashmente gaz-hedhese,as FNSH,as Garda e Republikes, por jane institucionet qe prodhojne jete dhe zemra e tyre jane mjeket dhe infermieret.

Ndaj ky i shkalluar te mendohet mire kur hyn ne spitale,kur hungerin dhe leh brenda spitaleve, edhe kur guxon e jep urdhera brenda spitaleve.

Ky minister i brendshem duhet tu drejtohet spitaleve si pacient se vertet ka shume nevoje, qe te trajtohet,si i semure qe eshte, ndonese shpresat e tij per sherim jane shume te pakta.

Nuk i sheron dot mjeksia as komplekset,as deliret dhe as deprimimet gjithfaresh te nje ministri kaq me shume probleme psiqike dhe psikologjike te te tashmes dhe te shkuares.

Ai thjesht do rendohet gjithnje e me shume,por atehere sherimin do ta marre persiper prokuroria, sepse mjeksia do te jete e panevojshme.

SHKARKO APP