Vatnikaj: 3 protestues u shoqëruan sot para Kuvendit, policia t’i lirojë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 128-të, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar. Vatnikaj deklaroi se protestuesit vijojnë të kundërshtojnë atë që ajo e cilësoi si korrupsion dhe lidhje të pushtetit me krimin e organizuar.

“Jemi këtu përballë Kryeministrisë në ditën e 128, sepse kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë kabinetit qeveritar, që është zhytur në krim dhe korrupsion”, u shpreh ajo.

Sipas aktivistes, gjatë ditës disa qytetarë u mblodhën edhe përpara Kuvendit, ndërsa tre prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat. Vatnikaj i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të lirojë personat e shoqëruar, ndërsa akuzoi qeverinë dhe zyrtarë të saj për përfshirje në skema korruptive dhe kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tre protestues janë shoqëruar në komisariat sot. I bëj thirrje policisë që të lirojë protestuesit që protestuan para Kuvendit”, deklaroi ajo. Në vijim të protestës, Vatnikaj përmendi emrat e Ergys Agasit dhe Belinda Ballukut, duke i akuzuar për korrupsion dhe përfshirje në atë që ajo e cilësoi si “skemë kriminale në pushtet”. Protestuesit kanë vijuar prej 128 ditësh aksionin e tyre, duke kërkuar ndryshime në qeverisje dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?