Veliaj: Buxheti, do punohet për një shoqëri që beson tek solidariteti
Duke shtuar se ky është “buxheti i parë ku ne si qeveri e majtë taksojmë më shumë ata që janë në majë të shoqërisë, për të financuar pak më shumë ata që janë më poshtë që të ngrihen”.
Ai shtoi gjithashtu se taksimi i njëjtë nuk funksionon, ndërsa përsa i përket buxhetit 2015, shtoi se do të shpenzohet me efikasitet dhe do i japë më shuam mundësi shtresave në nevojë.
“Shqipëria beson tek mirëqenia dhe tek sistemi i majtë i shpërndarjes së të mirave”, deklaroi Veliaj.
Për të përfunduar se 27% e buxhetit do të shkojë për mirëqenien sociale, ndërsa prioritet do të jetë reformimi i mbrojtjes sociale, reforma e pensioneve, arsimi dhe edukimi profesional si dhe çështjet e rinisë.
“Pjesa më vulnerabël e shoqërisë sonë që janë personat PAK gjatë qeverisjes së kaluar nuk i kanë marrë pagesat në kohë, ajo qeveri nuk i ka paguar nevojat e më të dobëtëve të shoqërisë. Ndjehem krenar që të gjithë si ekip punuam që t’ju kthenim atyre borxhet e të së kaluarës. 10 mln dollarë do japim këtë vit më shumë për PAK. Prioritet reformimi i mbrojtjes sociale”, tha ai. Mbi 1 miliardë dollarë për pensionet, që do të rriten për të gjithë”, përfundoi ai.