Veliaj e shkarkoi nga bashkia, Blendi Sulaj: Do të angazhohem për PS dhe Manastirliun

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra, me vendim të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë qëndrimit të tij në paraburgim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sulaj ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama dhe punonjësve të Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se, pas largimit nga detyra, do t’i përkushtohet fushatës elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste dhe kandidates Ogerta Manastirliu.

Postimi i plotë

Të nderuar miq, prej një viti kam mbajtur postin e n/kr për kontrollin e territorit në bashkinë e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të ndaj me ju vlerësimin maksimal për N/kryetarët drejtorët e drejtorive, shefat e sektorit dhe çdo punonjës të thjeshtë të bashkisë së Tiranës. Janë njerëz që punojnë me shpirt çdo ditë për t’i shërbyer qytetarëve dhe shpesh jo në kushte normale pune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha gjatë kësaj kohe ku udhëhoqëm lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Me padurim dhe plotë me energji do të përkushtohem në sfidën elektorale në mbështetje të PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu.

Tirana e bukura e shqiptarëve për të cilën do punojmë të gjithë.

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?