Veliaj: Hapja e dosjeve, transparencë sipas modelit gjerman
PROCESI
Qeveria miraton projektligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ishSigurimit të Shtetit” gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri 31 mars 1991
Një projektligj ku janë përkthyer të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe që bazohet mbi modelin gjerman. Ku ky i fundit cilësohet sot si modeli më i suksesshëm i transparencës për hapjen e dosjeve. Kështu e ka komentuar dje ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, projektligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ishSigurimit të Shtetit” gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri 31 mars 1991, miratuar dje nga qeveria. Duke shtuar se ai
respekton të gjitha ligjet në fuqi për të dhënat personale dhe të drejtën për privatësi, si dhe zbaton të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e lustracionit. Por edhe duke theksuar se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë, por edhe mënyra më e mirë në të njëjtën kohë sipas tij për të mbyllur një herë e mirë këtë çështje që debatohet prej 24 vitesh. Sipas tij, ngatërrimi i procesit të hapjes së dosjeve me lustracionin, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën, por jo identike dhe shkelja e parimeve kushtetuese në ndërmarrjen e lustracionit, ka çuar në faktin se as lustracioni nuk është kryer dhe as arkivat nuk janë hapur. “Propozimi ynë vjen për të mbajtur një premtim dhe së dyti, për të mbyllur një herë e mirë lojën ‘e ka, kush e ka’ dhe të gjitha shantazhet që bëhen me dosjet në këtë vend, si dhe për të hapur një kapitull të ri, ku kombi ynë të përballet me një të vërtetë të hidhur, e cila me siguri do ta bëjë më të mirë në fund të këtij procesi”, vijoi Veliaj. Konkretisht, sipas tij, procesi i hapjes së dosjeve do të nisë vitin tjetër dhe ai ftoi të gjithë aktorët politikë për gjetjen e gjuhës së bashkëpunimit në Kuvend. “Kjo është një çështje që duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. I bëj thirrje kujtdo që ka interes në hapjen e dosjeve ta mbështesë këtë projektligj, i cili merr parasysh të gjitha ligjet e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe për qëllim transparencën dhe jo ndasitë, nxjerrjen në dritë të dhimbjeve të së kaluarës dhe jo krijimin e dhimbjeve të reja”, shtoi ai.
Neni 1
Objekti
1. Ky ligj përcakton rregullat për:
a) mbledhjen, administrimin, përpunimin dhe përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
b) organizimin dhe funksionimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;
c) mundësimin e aksesit të individëve tek të dhënat e ruajtura nga ish-Sigurimi i Shtetit për ta;
ç) vënien në dispozicion të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore të informacioneve të domosdoshme për qëllimet e parashikuara në këtë ligj;
d) detyrimet e autoriteteve publike dhe arkivave për vënien në dispozicion, për qëllime të zbatimit të këtij ligji, të dokumenteve të disponuara prej tyre.
Neni 2
Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor, 1944 deri 31 mars, 1990, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.
Neni 5
Rregulla të përgjithshme për mbledhjen e dokumenteve dhe informimin
1. Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sipas këtij ligji, duke përdorur, sipas nevojës, edhe informacionet nga regjistri qendror i gjendjes civile.
2. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Autoriteti të informohet nëse në dokumentet e zbuluara ka informacione për personin e tij dhe t’i marrë këto informacione, kur ka të tilla, sipas këtij ligji.
3. Autoritetet publike dhe organizma joshtetërorë kanë akses tek dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, vetëm për aq sa e lejon ky ligj.
4. Autoriteti vë në dispozicion të autoriteteve publike përkatëse çdo informacion të siguruar gjatë veprimtarisë së tij, kur kjo kërkohet për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale.
5. Kur personi i prekur, pala e tretë, të afërmit e të vdekurve apo të zhdukurve, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit paraqesin, në publik, me vullnetin e tyre, dokumente me informacione për personin e tyre, këto informacione lejohet të përdoren për qëllimet për të cilat janë paraqitur.
6. Autoriteti merr masa për korrigjimin e çdo informacioni qërezulton i pasaktë,, pas konstatimit nga vetë Autoriteti apo verifikimit me kërkesë të personit të interesuar, duke bërë reflektimet përkatëse në dokumente.
7. Në varësi të kompleksitetit dhe shkallës së vështirësisë së evidentimit të dokumentacionit për çdo rast, Autoriteti përgjigjet brenda afateve optimale, udhëhequr nga parimet e eficencës dhe efektivitetit. Rregulla të hollësishme mbi afatet për përgjigje ndaj kërkesave përcaktohen në rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Autoritetit.
Neni 6
Kufizime të përdorimit të të dhënave
1. Ndalohet përdorimi i të dhënave personale në dëm të personave të prekur apo palëve të treta, kur këto të dhëna janë përftuar në mënyrë të fshehtë apo të paligjshme, me përjashtim të rasteve të përdorimit për qëllime rehabilitimi të personave të vdekur apo të zhdukur, mbrojtjes së të dhënave personale, kur këto të dhëna rezultojnë tërësisht apo pjesërisht të gabuara për shkak të informacioneve të mbledhura.
2. Autoriteti merr masa për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, kur prokuroria ose gjykata përcakton se nga përdorimi i tyre mund të dëmtohet veprimtaria hetimore, ndjekja penale apo përfundimi i një procesi penal. Ky ndalim përfundon kur përdorimi i dokumenteve nuk përbën më rrezik për sa më sipër.
RREGULLAT
Kërkesa për informimi mbi zyrtarë përpara emërimit/promovimit
1. Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacioneve përkatëse, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar apo promovuar në pozicione të tilla si:
a) President i Republikës;
b) anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlefshme me to;
c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;
ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;
d) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
dh) prefektë;
e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;
ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;
f) drejtuestëpërfaqësivediplomatike;
g) guvernatorëdhezëvendësguvernatorëtëBankëssëShqipërisë;
gj) anëtarëtëAkademisësëShkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë,zëvendësdekanënëuniversitetetpublike;
i) drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar;
j) drejtor dhe zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare;
k) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi.
2. Kur kjo kërkohet nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike përkatëse, për qëllimin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, Autoriteti i informon ato edhe nëse, në periudhën e përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, subjekti për të cilin paraqitet kërkesa:
a) ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSh-së, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, ministër apo zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar apo ndihmësgjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike;
b) figuron në dokumente si punonjës, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, pas mbushjes së moshës 18 vjeç.