Veliaj i përgjigjet kritikave për sheshin “Skënderbej”

Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka folur për arritjet e bashkisë së Tiranës në këto dy vite nën drejtimin e tij, me banorët e njësisë 10 në kryeqytet. Ai i është përgjigjur edhe kritikave për sheshin “Skënderbej”, i cili do të hapet më 10 qershor.

“Nuk mund të mbillet pemë aty ku është parkingu, apo ku janë depozitat e shatërvaneve. Kush do hije të shkojë nga Muzeu, kush do të lozi i bie mes për mes. Kështu që sipas qejfit ke dhe mundësinë, o nga hija, o nga dielli, o nga shatërvanet nga të duash ti. Por kur bashkia nuk është në gjumë, po në punë mbaron vërtetë punë. E filluam në nëntor. Mjafton që qeveria qëndrore të mbështes bashkinë dhe u bë për 8 muaj”, tha Veliaj.

Ai u shpreh më tej se ashtu si reforma në drejtësi “do të këmbëngulim për të mbajtur premtimet e bashkisë”.

SHKARKO APP