Veliaj marrëveshje me OSHEE: Arsimit profesional dhe punësim pranë këtij institucioni për të rinjtë
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj si dhe kreu i Operatorit të Shpërndarjes Adrian Çela nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja synon ndjeken e praktikave të nxënësve të arsimit profesional pranë këtij institucioni dhe punësimin e tyre. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paraqet nevojë për burime njerëzore, pasi aktualisht pjesa më e madhe e specialistëve që punojnë janë në moshë të madhe, gati në dalje në pension.
“Inxhinieri më i ri i minierave është 65 vjeç, inxhinieri më i ri i natftës është 67 vjec. Sot shumë prej këtyre personave që kanë këtë profesion janë larguar nga Shqipëria ose janë dekurajuar të rinjtë që të marrin këtë zanat.
Mesazhi që duam të japim sot për të paktën 1500 vende vakante që shumë shpejt do të krijohen nga kompania, dhe më pas rreth 300 në vit, për shkak të punonjësve që dalin në pension, është një lajm i mirë për ata që ndjekin arsimin profesional”, tha Veliaj.