Veliaj: Nis faza e dytë e shpërndarjes së ndihmave për familjet e përmbytura

Ministri  i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjate takimit qe zhvilloi kryeministri Rama me perfaqesues te bizneseve e komuniteteve fetare në kuadër te ndihmës per familjet e përmbytura, theksoi se “sot fillojmë shpërndarjen e ndihmave dhe kjo është faza e dyë qe do të zgjasë deri në pranverë”.

“Ne ndodhemi në një nga magazinat që mban gjitcka që duhet për të gjitha familjet e përmbytura, në mënyrë që të rimëkëmben. Ne kemi krijuar një rrjet që do të koordinohet nga Shërbimi Social Shtetëror në bashkepunim me drejtoritë përkatëse në Vlorë, Fier  dhe me organizatat humanitare dhe komunitetet fetare, të cilët do të japin ndihmesën e tyre”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha, tha se “ne kemi parë nevojat e  familjeve në veshtiresi. Për momentin ndihmat kryesore janë ne veshmbathje, por kushdo që dëshiron të kontriubojë mund të koordinojë edhe me shtabin e emergjencave”.

Ndërkaq, bizneset janë ato që po u vijnë në ndihmë familjeve të përmbytura, me ndihma në produkte te ndryshme ushqimore, veshmbathje, donacione fnanciare, në bashkepunim me rrjetin e krijuar nga MMSR.

SHKARKO APP