Veliaj: Po mbajmë premtimin për 203.928 familje

Ministri i Mirëqenjes Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, publikon kadegoritë që do të përfitojnë nga heqja e fashës mbrojtëse për energjinë, duke pohuar se ne mbajmë premtimin për 203.928 familje.

“ Mbajmë Premtimin për 203.928 familje. Nga 1 janari, pensionistët kryefamiljarë, familjet në nevojë dhe PAK e nisin vitin me 648 lekë (të reja) më shumë çdo muaj për kompensimin e energjisë”, shkruan Veliaj në statusin e tij Facebook dhe orientuar për të klikuar për më shumë informacion në faqen zyrtare të ministrisë http://www.sociale.gov.al/.

Kategoritë përfituese janë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, qe do të marrin 648 lek/muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike. Kurse, mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë të shtetit do të rritet me pesë vjet, nga 55 që ishte, në 60 vjeç. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, njoftoi gjatë një konference për shtyp dy vendimet e qeverisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas statistikave, “familje me ndihmë ekonomike 88.094, kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti  80.000, familje që kanë në përbërje PAK ,  7000, të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016, para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818, punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj , 9000 dhe janë gjithësej 203.928 familje, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Veliaj e shoqëron postimin e tij me një foto ku citohet “Nga janari 648 leke çdo muaj për kompensim të energjisë elektrike”. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?