Veliaj: Shtyhet deri më 31 mars afati për kompanitë që s’kanë paguar sigurimet
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj lajmëroi shtyrjen e afatit që u ishte lënë kompanive private për të paguar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore detyrimet e kontributeve shoqërore ndaj punonjësve të tyre.
Sipas Veliajt, ky afat shtyhet nga 15 shkurti në datën 31 mars. Brenda kësaj date të gjitha subjektet private që nuk kanë paguar, apo janë në vonesë në pagimin e kontribute ve të sigurimeve shoqërore të punonjësv e të deklaruar, kanë mundësi që të zbatojnë këtë detyrim ligjor.
Pas këtij afati, qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të ndërhyrë në të gjitha rastet ku ka mospagesa apo vonesa në pagimin e këtyre detyrimeve. Ministri Veliaj bëri të ditur se në total borxhi që institucionet publike dhe private kanë ndaj sigurimeve shoqërore shkon në afro 112 milionë dollarë, nga të cilat 97 milionë vetëm nga sektori privat.
Veliaj bëri të ditur se ministria që ai drejton ka hartuar një projektligj nëpërmjet të cilit do të falen 80 për qind e gjobave për të gjitha ato subjekte që nuk kanë paguar, apo janë në vonesë të pagimin e kontribute ve të sigurimeve shoqërore për të punësuarit e deklaruar. “Ne do të falim 80 për qind të gjobës që deri në datën 31 mars do të paguajnë detyrimet e kontributeve shoqërore të punonjësv e të tyre” – deklaroi Veliaj. Ndër të tjera ministri bëri të ditur se deri në fund të vitit 2014 janë punësuar 92521 persona.
“Nëse parashikimet tona kanë qenë 81352, rezultati i fundit nga drejtoria e tatimeve, drejtoria e sigurimeve shoqërore dhe Inspektorati i Punës në fund të 2014 rezultojnë 92521 kontribues më shumë se ai që gjetëm në periudhën 2013”, –tha Veliaj.