Vëllai i Nicki Minaj akuzohet për përdhunim dhe pedofili
Këngëtarja amerikane Nicki Minaj ka paguar detyrimin prej 100,000 dollarësh që të mund të nxjerrë vëllain e saj Jelani Maraj nga burgu i Neë Yorkut, shkruan Huffington Post. Në fillim të kësaj jave, 37 vjeçari Maraj ishte ngarkuar me akuzën për përdhunim të shkallës së parë dhe për marrëdhënie të dhunshme seksuale me një fëmijë. Këngëtarja ka thënë se është e përgatitur që të bëjë gjithçka për vëllain e saj”, ka treguar një burim i afërt me të. Nicki dhe vëllai i saj janë shumë të afërt. Në muajin gusht, ajo i ka dhënë 30,000 dollarë dhuratë atij për martesë.