Vendet ku dielli rrezaton pa pushim
Me ardhjen e pranverës, mundësia për të shijuar më shumë rrezet e diellit është një mundësi për të programuar shumë aktivitete. Ka vende që këto rreze dielli i kanë me shumicë dhe nuk vuajnë për ndërrimin e stinës që të shijojnë ditët me diell, se i kanë gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë që ditët me diell janë të përditshme.
Ja lista me pesë vende ku dielli të ndjek çdo ditë!
Arizona, Shtetet e Bashkuara – Me përjashtim të Yuma, një qytet i vogël në Arizonën jugperëndimore, Phoenix sheh më shumë ditë me diell se çdo qytet tjetër në botë.
Darwin, Australia – Shumë nga qytetet me diell të Australisë janë të përqendruara në territorin verior të vendit. Pavarësisht nga madhësia e saj e madhe, rajoni nuk është shumë i populluar edhe kryeqyteti i saj Darvini ka më pak se 150.000 njerëz. Por, ata që jetojnë atje gëzojnë përfitimet gjatë gjithë vitit.
Nizwa, Oman – E vendosur në anën lindore të Gadishullit Arabik, Oman ka qytete me diell në të gjithë vendin, e cila çon në një “natyrë me diell për jetën”. Si një zonë konservatore fetare, myslimanët në Oman në të vërtetë janë mjaft të lumtur dhe për çdo gjë shprehen “Inshallah”, por më shumë kjo është një mënyrë si ata ndihen për të gjithë bereqetin për ditët, muaj me diell.
Amman, Jordani – Edhe në mes të dimrit, kur temperaturat mund të jetë 5C, ditët me diell dhe një mënyrë jetese në natyrë është shumë normale në Jordani. Ata po që dinë të shijojnë diellin dhe kur temperaturat janë të ulëta.
Johannesburg, Afrika e Jugut – Në afërsi të diellit nuk do të thotë që gjithmonë jetojnë në ngrohje të vazhdueshme. Në fakt, qyteti më i madh i Afrikës së Jugut ka klimë të ngrohtë. Rrallë herë vendi përballet me të ftohtin, me lagështirën, dhe është gjithmonë i nxehtë. Kjo do të thotë që ditët me diell janë të përditshme. Në raste të rralla ka tre ose më shumë ditë me shi, por shumë rrallë dhe kjo tek qytetarët sjell shumë ters.
Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla