Vendet ku keni rrezik të vriteni, po shkuat me pushime
Më shumë se 250 britanikë janë vrarë, ndërsa ata kanë qenë jashtë vendit, kryesisht për pushime, në katër vitet e fundit. Kjo raportohet nga mediat britanike, të cilat e kanë shpallur Pakistanin si vendin më të rrezikshëm, me 37 njerëz të vrarë në mes të vitit 2012 dhe gushtit 2015.
Gjithashtu, Franca dhe Amerika ishin ndër pesë vendet e para me numrin më të lartë të vrasjeve, me rreth katër turistë të vrarë, në vit.
Por ndër vendet e tjera ku janë raportuar vdekje të britanikëve përfshihet edhe Tunizia, ku një sulm terrorist vrau dhjetëra turistë të pafajshëm në qershor të vitit të kaluar. Edhe Spanja është përfshirë në 15 vendet më të rrezikshme.