Vendet më të shtrenjta për të studiuar, deri në 9.000 $
Anglia është vendi më i shtrenjtë për të studiuar, sipas hulumtimit nga OECD(Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim)
Në një raport të Glance për 2015, OECD përshkruan kombet ku studentë që studiojnë në universitetet më të njohura, duhet të paguajnë tarifa shumë më të larta. Tabela në vijim tregon tarifat mesatare për shkollim me kohë të plotë për secilin shtet. Raporti është fokusuar për vitet 2013-2014, dhe çmimet në tabelë janë të paraqitur në dollarë amerikanë .
Në vitet 2013-2014, një student me të ardhura mesatare në Angli duhet të paguajë për një vit studimi, rreth 9.000 $. Në listë gjithashtu përfshihen dhe Universitetet në Shtetet e Bashkuara, ku tarifat mesatare për shkollim shkon rreth 8.202 $. Japonia kompleton me një tarifë mesatare më të madhe se 5.000 $.
Në 10 – të vendet me Universitet më të shtrenjta në rang global për vendet ku studimet janë më të shtrenjta, përfshihet Kanadaja, Korea e Jugut , Australia dhe Zelanda e Re që tarifat për studim shkojnë deri në 4.000 $. Hollanda, Italia dhe Izraeli, kanë tarifa nga 2.000$ deri në 1.000 $.
Në të kundërt disa vende nuk ju ngarkojnë studentëve asnjë taksë, duke përfshirë Danimarkën, Estoninë dhe Slloveninë.
OECD thekson se ndërsa të dhënat i referohet gjerësisht institucionet publike, në Angli institucionet nuk janë publike, por institucionet private por që janë më tepër nga qeveria.
Redjon Shtylla