Vendi më i ftohtë në botë … Deri -65 gradë Celsius!
Kapriçot e natyrës janë të paparashikuara, diku bën shumë nxehtë dhe diku tmerrësisht ftohtë.
Dhe ky për të cilim po flasim, është vendi i banuar më i ftohti në botë.
Është konkretisht një fshat me pesëqind banorë, në thellësitë e Siberisë, në Rusi, pranë lumit Indigirka dhe që quhet Oymyakon.
Është një fshat tmerrësisht i ftohtë, ku temperaturat e tij shkojnë deri në -65 gradë Celsius.
Për këtë arsye, Oymyakon cilësohet si vendi më i ftohtë në tokë.
Ndërsa një fotograf irlandez ka dokumentuar kushtet ekstreme klimaterike në vendin e vogël ku jetojnë vetëm 500 banorë.