Veneto Banka nje banke per interesat e biznesit dhe shqiptareve

Veneto Banka nga sot u jep mundësi të gjithë dentistëve të rinj që të realizojnë ëndrrat nëpërmjet financimit të biznesit të tyre. Veneto Banka në bashkëpunim me Dental Leader Corsi do të financojë dentistët e rinj në blerjen e materialeve të konsumit, blerjen e paisjeve dentare, si dhe kurse trainimi brenda e jashte vendit.  Ideja e Bankes Veneto Banka është një gjë shumë e mirë në ndihmë të biznesit shqiptar dhe duhet inkurajuar nga të gjithë.

Dental Leader Corsi është një shoqëri italo-shqiptare me seli në Tiranë dhe Trevizo që organizon Kurse specializimi dhe trainimi për studentët dentistë. Kjo kompani kryen kurse formimi professional të studentëve dhe dentistëve në Shqipëri me disa universitete duke përfshirë këtu edhe Zoja e Këshillit të Mirë dhe Fakultetin e mjeksisë duke I dhënë edhe mundësi specializimesh.

Marrëveshja e firmosur në praninë edhe të përfaqësuesit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Genci Kojdheli konsiston në mundësinë që Veneto Banka I jep të gjithë të rinjve që përfundojnë studimet për stomatologji duke qënë kështu bankë partnere në likuiditetin e shpenzimeve bankare.

“Banka jonë do të jetë një stimul në mbështetjen e sipërmarrjeve private për vlërësimin e  cilësisë që ofrohet nëprmjet klinikave dentare nga formimi universitar e post universitar e deri në çertifikimin e tyre si veprimtari productive.

Nga kjo pikëpamje banka jonë kërkon të jetë një qendër mbështetëse dhe të ofrojë ndihmë e asistencë për të gjitha nevojat në formimin specific, që të ndihmojë në zhvillimin e studimeve dhe aktiviteteve, ashtu si dhe bizneseve. Jemi të bindur se ky do të jetë një bashkëpunim mjaft i kënaqshëm për të gjithë, sepse ka për qëllim të japë një kontribut të madh në zhvillimin e mëtejshm të këtij sektori në Shqipëri. Në muajt e ardhshëm të gjithë sëbashku, nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të arrijmë rezultate të kënaqshme për të gjithë”,-tha Daniele Scavaortz, drejtori i Veneto Banka

Sipas drejtorit të bankës ky është hapi I parë që ndërmerret mes një banke dhe biznesi privat në kuadër të bashkëpunimit për të lehtësuar mundësitë e krijimit të një biznesi për dentiastët e rinj. Por kjo nuk do të mbetet marrëveshja e vetme që firmos banka me sipërmarrësit privatë.

Përfaqësuesi I Dental Leader Corsi,Edmond Mema tha se kjo është një mundësi e mirë për studentët pasi pjesa më e madhe e tyre pas përfundimit të studimeve nuk kanë mundësi të hapin biznesin e tyre përr shkak të të ardhurave dhe mosfinancimit,

Prej pesë vitesh Veneto Banka operon në tregun shqiptar duke qënë më afër bizneseve si dhe duke patur në kuadër ofrimin e më shumë mundësive për bizneset e reja.Specialistët shprehen se është fat që Veneto Banka operon në Shqipëri dhe ka pikësynim jo vetëm fitimin që është normal për çdo bankë,porse ndihmën për biznesin shqiptar. Kjo bankë është gjithnjë në rritje dhe ka siguri të madhe nga  krejt moria e bankave që janë në Shqipëri.

 

SHKARKO APP