Vengu: Kontributi i trupës shqiptare, strategjik për sigurinë e rajonit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës së tij në Sarajevë në kuadër të ministerialit të Kartës së Adriatikut, zhvilloi një takim me efektivët shqiptarë që shërbejnë në misionin paqeruajtës në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë bisedës me trupën, ministri Vengu shprehu mirënjohje dhe vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e ushtarakëve shqiptarë, duke theksuar se angazhimi i tyre nuk është vetëm një detyrë, por një kontribut strategjik për sigurinë e rajonit dhe për objektivin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ai nënvizoi se Shqipëria duhet të sillet si një vend anëtar i BE-së, jo vetëm në qëndrime politike, por edhe përmes angazhimit konkret në misionet ndërkombëtare të NATO-s, BE-së dhe në rajonin e Evropës Juglindore e Mesdheut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vengu vuri në dukje se shërbimi në mision sjell sfida dhe sakrifica, si për efektivët ashtu edhe për familjet e tyre, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai siguroi se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura, përmes modernizimit të pajisjeve, logjistikës dhe sistemeve mbështetëse.

“Jam krenar për djemtë dhe vajzat tona në Sarajevë që e veshin uniformën me nder dhe e lartësojnë flamurin shqiptar,” u shpreh ministri Vengu.

Ministri Pirro Vengu mori pjesë dje në Ministerialin e SHBA–Kartës së Adriatikut (A-5) në Sarajevë, një forum që bashkon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë vendet e Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?