Versioni origjinal i Barbit, jo lodra fëminore që mendonim

Ajo nuk ishte as një dentiste, as një gjimnaste dhe as një bukuroshe që i pëlqente të kujdesej për kafshët. Dhe sigurisht, nuk ishte një lodër për fëmijë, pasi kukulla Barbie, ajo që tashmë është simboli i fëmijërisë, në të vërtetë është frymëzuar nga një eskortë.

Barbie lindi fillimisht si një personazh i fundviteve ’40, kur artisti Reinhard Beuthien, dizenjoi Bild Lilli fryëmzuar nga një fenomen i pasluftës, ku vajza të reja joshnin burra të pasur për të mbijetuar.

Personazhi i Bild Lillit u bë kaq i famshëm në vitin 1953, sa njëra nga revistat vendase vendosi të krijonte një formë tre-dimensionale të saj. Tashmë ky souvenir shitej si një lodër për të rritur dhe ishte i vlefshëm për t’u blerë në bare si dhe jepej si dhuratë në festat e beqarisë.

Prindërit e konsideronin lodrën si të papërshtatshme për fëmijët, madje vite më vonë ajo ende konsiderohej si lodër seksi. Në vitet ’50, njëri nga themeluesit e Mattel, Ruth Handler, vendosi të blinte disa kukulla Lilli gjatë një udhëtimi nëpër Europë. Ai më vonë, i rikrijoi ato nën emrin Barbie dhe në 9 mars 1959, kukulla e famshme pati debutimin e saj të parë./Anabel/

SHKARKO APP