Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ 10 motoçikleta të reja për Policinë, Lamallari: Efektivët nuk duhet të përgjigjet me emocion, por me ligj

Lajme E martë, 7 Korrik 2026 18:13
VIDEO/ 10 motoçikleta të reja për Policinë, Lamallari: Efektivët nuk duhet të përgjigjet me emocion, por me ligj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dhjetëra motoçikletave të reja për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale “Shqiponja”. Ai theksoi se ky investim është një dëshmi konkrete e mënyrës se si shteti i rikthen shoqërisë pasuritë e përfituara nga krimi. Sipas ministrit Lamallari, goditja e bazës ekonomike të grupeve kriminale mbetet një nga instrumentet më efektive në luftën kundër krimit.

“Ju dhe kolegët tuaj keni kaluar një periudhë të ngarkuar dhe sfiduese, jo vetëm në terren, por edhe në sheshin e pamëshirshëm të opinionit publik. Keni përballuar provokime, akuza dhe gjykime të nxituara, aty ku shpesh rrjetet sociale flasin para se të flasin vetë faktet dhe të shpallin dhe gjyqet publike. Mendoni se çfarë do të thotë të përballesh me një urrejtje të pafiltruar, ku ‘heroi’ apo deliranti revolucionar, ju akuzon publikisht për dhunë, një teatro-realitet të inskenuar, me qëllimin e vetëm për t’u bërë viral. Në skena të tilla, të vetmit pa faj mbeten dy palë, punonjësi i policisë, i cili duhet të ruajë me çdo kusht dinjitetin me durim, sepse kështu e kërkon pozicioni i tij, dhe vetë akuzuesi, në disa raste, i cili, në çdo rast që kemi dëshmuar së fundmi, ka më shumë nevojë për kujdes, ekzaminime dhe mundësisht për trajtim sesa për përgjegjësi ligjore. Vazhdoni kështu, pa e humbur kurrë durimin dhe pa rënë kurrë pre e provokimeve. Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje përballë atyre që nuk respektojnë as ligjin dhe as institucionet. Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, ajo përgjigjet me ligj. Ky është dallimi mes shtetit dhe kaosit”, tha Lamallari.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke iu referuar rasteve të komentuara gjerësisht në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, Lamallari kërkoi që çdo pretendim të hetohet në mënyrë të paanshme dhe mbi bazën e provave. “Çdo pretendim duhet hetuar deri në fund, çdo shkelje, çdo procedurë duhet ndëshkuar. Por po aq i rëndësishëm është edhe një parim tjetër: askush nuk duhet të dënohet publikisht mbi bazën e perceptimeve, montazheve apo zhurmës virtuale. E vërteta lind vetëm nga hetimi i plotë dhe drejtësia e ndërtuar mbi prova”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në përfundim shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë për punonjësit e Policisë së Shtetit. ”Shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë shumë mirë se çdo ditë mijëra efektivë policie, gra e burra, dalin nga shtëpitë e tyre pa ditur se çfarë i pret deri në fund të ditës. Ata dalin për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve. Dua t’ju garantoj sot, qartë dhe pa ekuivoke: Ministria e Punëve të Brendshme, unë personalisht dhe qeveria shqiptare janë dhe do të jenë gjithmonë në krahun tuaj, sepse ju zbatoni ligjin me ndershmëri, me integritet dhe me shumë durim”.

Mund t'ju interesojë

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 26 minutash
Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai...

Para 8 orësh
Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të ...

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

Besfort Lamallaripolicia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 4 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 9 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 12 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 26 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.