FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ 4 figura të opozitës në protestë, Taulant Balla: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE

Protestuesit kanë deklaruar vazhdimisht se nuk duan të përfaqësohen nga asnjë parti politike dhe kanë artikuluar slogane kritike ndaj opozitës, përfshirë thirrjen “Berisha në burg”, por përfaqësues të ndryshëm të opozitës së vjetër dhe të re kanë tentuar të afrohen me lëvizjen. Kjo është bërë përmes pjesëmarrjes në protestë, publikimeve në rrjetet sociale dhe deklaratave publike në mbështetje të saj.

Këtë garë për protagonizëm e ka ironizuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një video ku shfaqeshin Klevis Balliu, Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Në postimin e tij, Balla i etiketoi ata si “udhëheqësit e Shqipërisë së Re”, duke sugjeruar se opozita është më e përqendruar te jehona në rrjetet sociale sesa te alternativat politike.

“Njihuni me udhëheqësit e ‘Shqipërisë së Re’, të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet dhe marrin like-t”, shkroi Balla. Më tej ai vuri në kontrast këtë qasje me objektivin e Partisë Socialiste për integrimin europian, duke theksuar se fokusi i saj mbetet “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?