VIDEO/ 7 orë seancë në Kushtetuese, Veliaj niset drejt paraburgimit me mesazh për mbështetësit: Ju dua shumë

Pas një seancë maratonë përreth 7 orë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra, trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim.

Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.

Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim. Jashtë kanë qenë edhe disa mbështetës, ku Veliaj u dëgjua teksa thotë ”Ju dua shumë” dhe ata ”Forca kryetarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?