VIDEO/ Berisha fton shqiptarët në protestë: 20 shkurti është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori
Kreu i demokratëve, Sali Berisha është i bindur se protesta më 20 shkurt, sipas tij përfaqëson ditën e kryengritjes më të madhe paqësore në histori. Po ashtu Berisha nënvizon se 20 shkurti është një datë që sipas tij pritet nga çdo shqiptar dhe nga vendet demokratike të Europës dhe botës. Në një mesazh publik nga selia blu, Berisha e cilësoi këtë ditë si simbol të qëndresës qytetare dhe të vlerave demokratike, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit paqësor dhe të pjesëmarrjes qytetare. Për të 20 shkurti mbetet një moment me peshë historike, që mishëron aspiratat për liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

